ShowBiz
Ndërron jetë këngëtarja e njohur në moshën 31 vjeçare
Demokracia
16:41 | 23 Shkurt 2022

Share:

Jane Kristen Marczewski, e njohur si “Night Birde” apo “Zogu i natës” ishte vajza e famshme e cila u bë e njohur në spektaklin “American’s Got Talent”.

Zëri i saj i jashtëzakonshëm e bënte atë shumë të veçantë.

Gjatë vitit që lamë pas, ajo morri pjesë në “America’s Got Talent 2021”.

Kur ajo u pyet se çfarë bën për të jetuar, la të gjithë gojëhapur kur rrëfeu ajo nuk bën diçka specifike pasi është e diagnostikuar me kancer prej katër vitesh.

Në “America’s Got Talent” ajo performoi këngën e saj hit “It’s OK”, ku frymëzoi miliona njerëz në mbarë globin me mesazhet e saj të besimit dhe të asaj që nuk duhet dorëzuar kurrë.

Pothuajse tre muaj më pas Jane, humbi betejën katërvjeçare me kancerin dhe kështu ndërroi jetë me 19 shkurt të 2022-tës.

Ata që e njihnin, shijonin personalitetin e saj më të madh se sa jeta dhe sensin e saj të humorit, gjithashtu kishte një shaka të mprehtë.

Vdekjen e saj e kanë njoftuar familjarët përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.

Madje familjarët e saj kanë prekur me iniciativën për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë personat që nuk janë në gjendje të përballojnë trajtimin që u nevojitet.

Ata kanë hapur një fond ku të ardhurat e atij fondi do të përdoren për të nderuar kujtimin e Jane si dhe duke lejuar që ëndrra dhe frymëzimi i saj të vazhdojë edhe atje lartë./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nightbirde ⚡️ (@_nightbirde)

Të ngjashme