Një lajm i trishtë ka ardhur sot për komunitetin e sportit e në veçanti për skuadrën e Ballkanit të Suharekës, shkruan Demokracia.com.
Ka ndërruar jetë sot Isa Shabani, ish-kryetari i klubit të futbollit Ballkani nga Therenda. Lajmi konfirmohet nga trajneri therandas Zymer Elshani.
“Vdiq ish-kryetari KF Ballkanit, Isa Shabani”, shkruan Elshani në profilin e tij në “Facebook”.
I ndjeri Shabani ka kontribuar për futbollin therandas dhe ka qenë shembull për të gjithë. Elshani tregon se ai ka qenë kryetar në vitet e pasluftës në KF Ballkanin. /Demokracia.com