Sport
Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar i sportit
Demokracia
17:30 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur sportiv, Vladimir Grillo.

Grillo vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh. Me mbi 40 vjet eksperiencë në ekranin, ai ishte kthyer në një ikonë të gazetarisë televizive sportive.

Vitin e kaluar, më 2 korrik 2020 Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” zotin Vladimir Grillo “Për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si një komentator sportiv i spikatur në Radio-Televizionin Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”. /Demokracia.com

Të ngjashme