ShowBiz
Ndërron jetë aktorja hollivudiane
Demokracia
07:46 | 29 Janar 2021

Share:

Aktorja hollivudiane Cicely Tyson e cila njihej si aktore që portretizonte më së miri karakteret afro-amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.

Këtë e bëri  të ditur menagjeri i saj, por nuk dha ndonjë arsye, shkruan Demokracia.com

Aktorja kishte karrierë prej shtatë dekadash, fitoi dy çmime Emmy dhe ishte gruaja e parë me ngjyrë të fitonte rolin kryesor në shfaqjen televizive ‘East Side/West Side’.

Cicely Tyson nuk pranoi të luante rolet stereotipe të grave me ngjyrë, por vetëm rolet ku ajo shfaqej e fuqishme, pozitive dhe reale. /Demokracia.com

Të ngjashme