Sport
Ndërroi jetë boksieri legjendar Leon Spinks i cili rrahu Muhamed Alinë
Demokracia
14:53 | 07 Shkurt 2021

Share:

Në orët e hershme të mëngjesit të 5 shkurtit erdhi lajmi pikëllues se ka ndërruar jetë ish kampioni i botës, legjenda Leon Spinks në moshën 67 vjeçar, transmeton Demokracia.com.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri bashkëshortja  e tij Brenda Glur Spinks.

Kush ishte Leon Spinks?

Leon Spinks konsiderohet një ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave. Ai karrierën e tij e kishte të bazuar prej vitit 1970 deri në vitin 1995, duke përfshirë karrierën amatore dhe profesioniste. Ai pati karrierë të bujshme në boksin amator ku në vitin 1976 në Montreal të Kanadasë, lojërat olimpike, fitoi medaljen e artë në kategorinë gjysmë të rëndë.

I suksesshëm ishte edhe në boksin profesionist ku pas një viti me 1977 arriti të sfidojë edhe profesionistët më të mirë të asaj kohe.

Kulminacionin e popullaritetit të karrierës së tij e arriti kur shokoi botën me rrahjen e kampionit të te gjitha kohërave Muhamed Ali.

Promoteri ikonik Bob Arum-it në lidhje me këtë ngjarje shekullore shpreh se: “Ishte një nga gjërat më të pabesueshme kur Ali pranoi ta luftonte Spinksin. Njerëzit në atë kohë  i shikonin luftimet që ai kishte deri atëherë dhe ai jo vetëm që nuk ishte një pretendent i lartë por nuk duhej të ishte aspak kundërshtar”, kishte thënë Arum. /Demokracia.com

Të ngjashme