Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën e së enjtes.
Kështu ka njoftuar kryeplamentari Glauk Konjufca, i cili tha se seanca është shtyrë për javën e ardhshme.
Konjufca ka thënë se bllokimi i seancës nga opozita është i paarsyeshëm, pasi protesta e veteranëve nuk ka lidhje me atë që do të zhvillohej në seancë.
Kujtojmë se në rend dite ishte Projektligji i propozuar nga PDK-ja për tërheqje e Trustit.