Sport
Ndërpritet ndeshja e barazhit në Shqipëri, kërcasin grushtet mes futbollistëve
Demokracia
18:59 | 31 Maj 2022

Share:

Një përleshje mes futbollistëve ka ndodhur në ndeshjen e barazhit në Superioren shqiptare.

Egnatia dhe Korabi janë duke u përballur në ndeshjen vendimtare për fatin e skuadrës së 8-të në Superiore, njofton Panorama, përcjell Demokracia.com.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt kur rezultati është 2:0 për Egnatian e ish-trajnerit të Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka “shpërthyer” një zënkë mes futbollistëve.

Forcat e policisë dhe pjesëtarët e sigurimit kanë ndërhyrë për të qetësuar gjakrat./Demokracia.com/

Të ngjashme