Lajme
Ndërpriten kërkimet për personin që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë
Demokracia
16:18 | 10 Shkurt 2021

Share:

Njësitet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e 47-vjeçarit, i cili dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Dje kemi pranuar informacione për ndërprerje të përkohshme për shkak të kushteve atmosferike dhe ngritja e nivelit të ujit në lumin Drini”,tha Xhurkaj.

Ndryshe, në fshatin Xërxë është ngritur një tendë për mbarëvajtjen e këtij operacioni.

Personi i cili është në kërkim nga njësitë e kërkim-shpëtimit dyshohet se është hedhur nga ura më 25 janar./Demokracia.com

Të ngjashme