Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në futbollin australian në një ndeshje të kategorisë gjysmëprofesioniste mes ekipeve Tugeranong United dhe Vaga City.
Sfida e cila ishte duke vazhduar normalisht u ndërpre menjëherë nga një pushtim i fushës nga një numër i madh kangurësh që u përhapën në gjithë territorin e stadiumit. Pjesa australiane ku zhvillohej sida njihej për numrin e madh të kafshëve të këtij lloji që gjendeshin përreth zonës.
Kangurët të cilët kapërcyen kufizimet përreth stadiumit “përpinë” fushën brenda pak sekondash me arbitrin i cili u detyrua t’i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes.