Lajme
Ndërkombëtarët të shqetësuar me lirimin e Saimir Tahirit, kërkojnë dokumentet e procesit
Demokracia
19:19 | 02 Qershor 2023

Share:

Faktori ndërkombëtar ndjek me shqetësim procesin e lirimit nga burgu të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërkombëtarët po ndjekin me shqetësim lirimin e ish-ministrit dhe kërkojnë të njihen me dokumentet e procesit për lirimin e tij.

“Po e ndjekim me shqetësim lirimin e Saimir Tahirit dhe kërkojmë dokumentet e procesit”, thonë burime diplomatike.

Tahiri la sot burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar Tahirin.

Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse ai nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit. /abcnews.al

Të ngjashme