Sport
Nderim Nexhipi e zbulon: Ja pse Ilir Daja erdhi te Ballkani
Demokracia
15:43 | 12 Prill 2022

Share:

Nderim Nexhipi la Kukësin në verë dhe u emërua drejtor sportiv i Ballkanit në Kosovë, ku pas vetëm një sezoni, ka dhënë ndihmë të madhe për ta dërguar ekipin nga Suhareka drejt titullit të parë, i kërkuar pa fund në vitet e shkuara, kur kanë mbetur edhe pak javë nga fundi.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Nexhipi ka folur në lidhje me suksesin e Ilir Dajës në Suharekë.

Ilir Daja brenda një kohe të shkurtër po e çon Ballkanin drejt titullit. Çfarë e ndihmoi atë që të korrë kaq shpejt sukses?

Për Ilir Dajën si emër besoj nuk ka nevojë të diskutohet, sepse të gjithë ne e dimë punën e tij të madhe që ka bërë prej shumë vitesh. Në momentin që Daja u nda me Partizanin, jam futur direkt në kontakt me të. Në fillim ai mendonte më shumë të pushonte. Neve na u desh të bënim maksimumin për ta bindur dhe në fund ia arrita ta sjell dhe të na bashkohej në projektin që kemi nisur këtu dhe besoj ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme. Pastaj, normalisht, kemi lojtarë cilësorë dhe me një trajner cilësor po ecim mirë dhe shpresoj të bëjmë të pamundurën që në këto 8 ndeshje të marrim maksimumin e pikëve dhe të shpallemi kampionë. /Demokracia.com

Të ngjashme