Liverpooli fitoi 0-2 ndaj Brightonit dhe shkon në kuotën e 66 pikëve, vetëm tre më pak se kryesuesit e Manchester Cityt. Një fitore që erdhi me shumë mund, sidomos tek goli i parë.
Joe Matipp dha një super asist për Luis Diaz. Kolumbiani arriti të shënonte me kokë, por nuk doli pa një “plagë”. Portieri i Brajtonit, Robert Sanchez doli për të kapur topin, por gaboi në përzgjedhjen e kohës. Kjo bëri që ai t’i jepte një goditje mjaft të fortë Diazit, i cili për fatin e mirë arriti të devijonte topin me kokë dhe ta çonte në rrjetë.
Por fansat shpërthyen se përse portieri nuk u ndëshkua me karton të kuq për atë ndërhyrje horror.