Sport
Ndërhyrje e rrezikshme, ish-lojtari i Man United godet me këmbë në kokë rivalin në derbin Boca Junior – River Plate
Demokracia
17:29 | 12 Shtator 2022

Share:

Një derbi mes Boca Juniors dhe River Plate nuk mund të luhet dhe as të përfundoj si një ndeshje e zakonshme futbolli.

Edhe në sfidën e së dielës që u mbyll me rezultatin 1-0 për Boca Juniors, u evidentua një ndërhyrje tejet e rrezikshme nga ana e mbrojtësit të Bocas, Marco Rojo.

Teksa luhej minuta e 97-të dhe vendasit ishin duke mbrojtur avantazhin, ish-lojtari i Manchester United ndërhyn me takë në kokën e kundërshtarit.

Arbitri nuk e toleron dhe menjëherë i tregon kartonin e kuq ndërsa për fat, kundërshtari e kalon këtë situatë të vështirë dhe nuk pëson ndonjë dëmtim serioz.

Të ngjashme