Ish futbollisti i Romës, Leandro Castan ka bërë një goditje të tmerrshme në portierin Douglas Friedrich, duke marrë një karton të kuq direkt në ndeshjen midis Vasco de Game dhe Bahia, që u mbyll me rezultat 0:0 në raundin e 33-të të Sere A në Brazil, transmeton “Demokracia.com”.
Në minutën e 77-të, Castan në tentim për ta goditur topin pas një harkimi në zonë, qëllon portierin Friedrich në fytyrë.
Arbitri vendosi për të parë VAR-in nëse ishte për karton të kuq, por nuk kishte shumë nevojë për konsulta pasi menjëherë e nxori kartonin e kuq.
Friedrich ishte i detyruar ta lëshojë fushën pas ndërhyrjes brutale dhe pas përfundimit të ndeshjes publikoi fotografi ku shihet fytyra e tij shumë e dëmtuar. /Demokracia.com
📹 Terrible el golpe que sufrió Douglas Friedrich, arquero de @ECBahia, en la jugada del gol anulado a @VascoDaGama.
🟥 Leandro Castán, defensor del cruzmaltino, fue expulsado a instancias del VAR.#VASxBAH pic.twitter.com/kCu4htFpyJ
— Brasileirão Play (@BrasileiraoPlay) February 1, 2021