Leeds United është me një lojtar më pak në fushën e lojës në duelin kundër Chelseat.
Daniel James është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 24-të të takimit, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi u përjashtua pas ndërhyrjes së ashpër në mesfushorin kroat, Mateo Kovaqiq.
Ndërhyrja e James ishte shumë e rëndë, andaj Kovaqiq u detyrua të largohej më herët seç duhet nga loja për shkak të lëndimit.
Vendin e tyre e zuri Loftus-Cheek që u inkuadrua në minutën e 30-të.
Ky ishte momenti i ndërhyrjes: