Lajme
Ndarjet në kabinetin izraelit të luftës: Netanyahu tani ka frikë nga Gantz
Demokracia
11:51 | 16 Prill 2024

Share:

Tashmë që sirenat paralajmëruese po heshtin, ajo që po dëgjohet janë fjalët e shkëmbyera natën e bombardimit, trazim letrash dhe opinionesh.

Kush propozoi çfarë, kush e kundërshtoi, kush goditi grushtat në tavolinë për sulmuar menjëherë Iranin: përmbajtja e takimit rrjedh në lajme sepse tani procesverbalet e këshillit të kufizuar të luftës mund të bëhen slogane për fushatën elektorale.

Kështu, “Channel 12” zbuloi se Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot, të dy ish-shefat e shtabit, këmbëngulën për një kundërsulm kur një tufë dronësh dhe dhjetëra raketash ende fluturonin drejt Izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, Yoav Gallant, ministri i Mbrojtjes dhe Herzi Halevi, Shefi i Shtabit, thuhet se ishin kundër përgjigjes së menjëhershme: të tre argumentuan se forcat ajrore tashmë ishin shumë të zëna me rrëzimin e qindra predhave të lëshuara nga Teherani.

Zyra e kryeministrit shpejtoi ta mohonte atë.

Netanyahu nuk mund të lejojë që Gantz të shihet si një skifter, i cili tashmë po e mund atë në sondazhe.

Netanyahu duhet të mbahet pas ekstremistëve të krahut të djathtë që ai solli në koalicion: Itamar Ben Gvir, kolon dhe ministër për Sigurinë Kombëtare, shpreson për “tërbim shkatërrues” në hakmarrje.

Dhe ai kërcënon se do t’i lërë deputetët e tij të votojnë sipas zgjedhjes së tyre në parlament, pjesërisht për shkak të çështjeve midis aleatëve – urdhri i Gallant për të çmontuar një post në Bregun Perëndimor – pjesërisht për shkak se ai nuk është dakord për trajtimin e konfliktit në Gaza kundër Hamasit.

Eisenkot u kthye gjithashtu për të kritikuar kryeministrin gjatë këtyre 192 ditëve të betejës dhe për të çmontuar moton e tij të preferuar “fitore totale”.

“Është një formulë mashtruese”.

Pikërisht atij dhe Gantz i bën thirrje Yair Lapid, duke kërkuar që të kthehen në opozitë për të përmbysur qeverinë dhe për të formuar një të re.

“Gantz mund të jetë kryeministër dhe nuk ka asnjë izraelit që nuk do të donte Eisenkot në mbrojtje”.

Marrë nga “Corriere Della Sera”, përshtatur për Albanian Post 

Të ngjashme