ShowBiz
“Ndarja e Donaldit me Trixën ishte bombë”, Antonela flet për “BBV”
Demokracia
16:29 | 15 Qershor 2022

Share:

Formati i “BBV” ka prekur suksese të jashtëzakonshme, duke thyer shikueshmëri.

Edhe pse ka muaj prej kur ky format ka përfunduar, janë ish banorët që vazhdojnë e komentohen, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, ishte Antonela Berisha, ajo që ka bërë “lëmsh” rrjetin.

Ajo gjatë një interviste në “Wake up”, ka folur lidhur me miqësitë e krijuara brenda shtëpisë së famshme.

Antonela është shprehur e habitur me raportin e Einxhelit dhe Beniadës, të cilat sipas saj dikur betoheshin për njëra-tjetrën, ndërsa sot nuk flasin me njëra-tjetrën.

Ish banorja ka zbuluar se ka ruajtur marrëdhëniet me Monikën, teksa e ka cilësuar një “bomb” ndarjen e Donaldit nga Beatrixës.

“Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda. Me Monikën jam takuar edhe jashtë. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës. Edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një bombë. Më futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”, tha Antonela.

Ndryshe, Antonela dhe Beatrixa janë mikesha tejet të ngushta me njëra-tjetrën pas daljes nga “BBV”.

Të ngjashme