Komuna e Shtimes, e cila udhëhiqet nga Qemajl Aliu, i njohur si “Çlirimtari”, ka publikuar listën preliminare me emrat e studentëve që kanë përfituar bursa, shkruan Demokracia.com.
Komuna e Shtimes nëpërmjet Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), ka shpallur emrat që do të përfitojnë bursa për vitin akademik 2023/2024. Megjithatë, ndarja e këtyre bursave ngjallë dyshime për mundësinë e një konflikti interesi, pasi në listën e përfituesve përfshihen individë me lidhje të ngushta familjare dhe politike me zyrtarë të lartë të komunës.
Demokracia.com ka parë se në listën e publikuar më 15 korrik 2024 në ueb faqen zyrtare të Komunës së Shtimes, bie në sy emri i Albina Ahmet Aliut, e cila është vajza e vëllait të kryetarit të komunës, Qemajl Aliut. Ajo është renditur e 12-ta në listën e përfituesve, duke ngritur pyetje mbi integritetin e procesit të ndarjes së bursave.