Lajme
Ndalohet zyrtari i Komunës së Mamushës, disa turqve u dha kundërligjshëm shtetësinë e Kosovë
Demokracia
13:00 | 05 Mars 2024

Share:

Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, zyrtari i Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës, M.S, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas komunikatës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, zyrtari komunal dyshohet se disa shtetasve të huaj turq u ka mundësuar fitimin e shtetësisë së Kosovës nuk mos respektuar procedurat.

“Dyshohet se i njëjti, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare u ka mundësuar disa personave – shtetas të huaj turq, fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore për fitimin e shtetësisë. Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor, për të njëjtin do të vazhdoj me procedura të tjera hetimore”, thuhet në komunikatë

Të ngjashme