Një dron i armatosur është rrëzuar mbi aeroportin e Erbilit në Irakun verior, ku janë vendosur forcat amerikane dhe të tjera ndërkombëtare.
Kështu bëjnë me dije burimeve të sigurisë të cituara nga mediat ndërkombëtare.
Deri më tani nuk dihet ende nëse ka dëme apo të lënduar.
Sakaq, sulmi është i treti i dështuar në dy ditët e fundit.
Të hënën, sistemet e mbrojtjes rrëzuan një dron të armatosur mbi bazën ajrore Ain al-Assad në Irakun perëndimor, i cili pret forcat ndërkombëtare, përfshirë ato amerikane.