Lajme
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Parkut të Gërmisë
Demokracia
12:01 | 01 Maj 2022

Share:

Komuna e Prishtinës ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në drejtim të Parkut të Germisë më rastin e 1 Majit, ditës së punëtorëve.

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një urdhëresë që ndalon qarkullimin e automjeteve në drejtim të parkut të Gërmisë më rastin e 1 Majit, ditës së punëtorëve.

“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve “Normale”, “Sofalia” “Tauk-Bahçe” dhe restoranteve që veprojnë në këtë park, do të jetë:

-Kryqëzimi i rrugëve 1 Tetori – “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paçarizi”

-Kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri”, “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica”

-Kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të pishinës dhe parkut “Gërmia”.”, thuhet në urdhëresën e komunës.

Kujtojmë se qytetarët çdo 1 maj kanë shkuar në Parkun e Gërmisë/Demokracia.com/

Të ngjashme