Lajme
“Ndalohet përplasja e fëmijëve në veturën e ministres Hajdari”, Mushkolaj ironizon me deklaratën e ministres
Demokracia
10:48 | 11 Prill 2022

Share:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dje ka shkaktuar një aksident trafiku, për të cilin kjo e fundit tha se shkaku aksidentit ishte “përplasja papritmas” e një fëmije në veturën e saj.

Ngjarja për të cilën Demokracia.com raportoi ekskluzivisht, ngjalli reagime të shumta.  Një deklaratë e tillë e ministres ka ngjallur reagime të shumta, ku Hajdari është kritikuar nga qytetarë e politikanë të shumtë lidhur me deklaratat e saj.

Edhe analisti Imer Mushkolaj, ka ironizuar me deklaratën e ministres.

“Ndalohet përplasja e fëmijëve në veturën e ministres Hajdari!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministrja Hajdari e goditi 9 vjeçarin me veturë, Policia mezi i thotë dy fjalë

 

Të ngjashme