Lajme
Ndalohet për 48 orë zyrtari i Komunës së Novobërdës, dyshohet se falsifikoi dokumentin zyrtar
Demokracia
14:25 | 10 Maj 2022

Share:

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndaluar për 48 orë F.Y., zyrtar në Komunën e Novobërdës, pasi dyshohet për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo prokurori, ku thuhet se i dyshuari është ndaluar pas hetimeve të bëra për muaj me radhë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari në regjistrin zyrtar që evidenton hyrje-daljet e punëtorëve në Komunën e Novobërdës, ka nënshkruar vijueshmërinë në vendin e punës, kinse ka qenë i rregullt edhe pse në bazë të hyrje-daljeve nga të dhënat e policisë kufitare, dokumentohet se i njëjti gjatë kësaj kohe ka qenë jashtë shtetit të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme