Lajme
Ndalohet për 48 orë një burrë në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual
Demokracia
11:05 | 25 Prill 2024

Share:

Prokuroria Themelore e Ferizajt e ka ndaluar për 48 orë një burrë në Ferizaj, nën dyshimin për “sulm seksual”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se i njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit dhe me këto veprime dyshohet se e ka kryer këtë vepër.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së. Ekziston dyshimi se i njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit, andaj, me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”nga neni 229 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit Xh.I., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme