Lajme
Ndalohet në aeroport një iranian, prezantoi pasaportë të një personi tjetër nga Uruguai
Demokracia
10:30 | 16 Gusht 2023

Share:

Në Aeroportin e Prishtinës mbrëmjen e së martës, është ndaluar një shtetas i Iranit.

I njëjti, gjatë kontrollit të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Uruguait e që doli të ishte në emër të një personi tjetër.

Kjo është bërë e ditur nga departamenti i policisë kufitare.

I dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme.

Të ngjashme