Lajme
Ndalohet lundrimi në gjirin e Vlorës, shkak përkeqësimi i motit
Demokracia
19:30 | 04 Nëntor 2022

Share:

Situata e përkeqësuar meteorologjike në gjirin e Vlorës ka bërë që të merren masa për ndalimin e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre në datat 4 dhe 5 nëntor.

Për këtë arsye, janë njoftuar të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë këtyre dy ditëve.

Parashikohet që përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 18:00 të datë 5 nëntor.

Të ngjashme