Lajme
Ndalohet i dyshuari për kanosje ndaj gazetarit
Demokracia
22:02 | 08 Nëntor 2023

Share:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas publikimit të informatave rreth kërcënimit që ka marrë gazetari H.A., gjatë ushtrimit të detyrës së tij, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të identifikimit të dyshuarit dhe sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale.

Veprimet e ndërmarra kanë rezultuar fillimisht me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës, ndërkaq, “me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së”, njofton prokuroria.

Prokuroria në koordinim me Policinë po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore lidhur me këtë rast, thuhet në njoftim.

Të ngjashme