Lajme
Ndalohen garat ilegale të ngasjes së rrezikshme në Prizren, gjobiten disa pjesëmarrës
Demokracia
11:51 | 12 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar garat ilegale në Prizren, pasi kishte hasur në një numër të automjeteve duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte).

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se kanë shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion.

Lexoni të plotë njoftimin:

Më datë 11.04.2023, ndërrimi i pasdites së Njësisë së Trafikut Rajonal në Prizren në asistim edhe nga patrulla e Stacionit Policor Prizren- Veri kanë punuar në planin operativ ‘Parandalimi i Garave të Shpejtësisë”, plan operative i cili është në zbatim në nivel vendi.

Gjatë patrullimit, afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te një pompë e derivateve policia ka has një numër të automjeteve duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte). Patrullat policore kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion.

Patrullat nga vendi i ngjarjes kanë raportuar bazën për reagimin e tyre në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie.

Vlen të ceket se ky është një koordinim i mirë mes dy stacioneve policore dhe një punë shumë e mirë e intervenimit të ekipeve të patrullave në parandalimin e garave të shpejtësisë dhe ngasjes së rrezikshme, dukuri që rrezikon jetën e pjesëmarrësve në komunikacion edhe jetën e vet pjesëmarrësve në këto gara.

Policia edhe do të vazhdojë të parandaloj këto aktivitet të rrezikshme dhe të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim.

Të ngjashme