Lajme
Ndalja e pagave të mësimdhënësve | Deputeti i VV-së përmend rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit
Demokracia
14:10 | 04 Tetor 2022

Share:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka ngritur dyshime të forta se kryeministri Albin Kurti, assesi nuk është i interesuar që greva në arsim të pezullohet, por që ajo të vazhdoj.

Fatmir Humolli i ka thënë Gazeta Blic se shefi i partisë së tij, njëherit kryeministër i vendit po kërkon krejt diçka tjetër.

“Ka dyshime që Qeveria dëshiron ta vazhdojnë grevën punëtorët e arsimit, kurrgjë tjetër. Në mënyrë tërthorazi po i thërret punëtorët e arsimit që të ta vazhdojnë, sepse ka nevojë për destabilizim të vendit kaq”, ka analizuar Humolli.Ndalja e pagave për punëtorët grevistë të arsimit, sipas tij është vendim mjaft i gabuar.

“Kjo qeveri po vepron sikur të ishte në mars e jo në Kosovë”, ka thënë ai ndër të tjera.Sipas tij, deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë një ‘mision’ para vetës për Qeverinë dhe në rast se nuk iu ’dhezë’ atëherë ka kërkuar rrëzimin e kësaj qeverie.

“Për fat të keq kjo Qeveri po vepron sikur të ishte në mars e jo në Kosovë, nuk po e kupton realitetin qeverisës. Jemi duke bërë përpjekje që deputetët e Kuvendit të Kosovës, ne të Vetëvendosjes ta këndellim këtë Qeveri, në qoftë se nuk mund ta këndellimin kjo qeveri duhet të bie sa më shpejt, sepse po e dëmton vendin për teke individuale të individëve të caktuar ose grupeve të caktuara..”, ka thënë ai.

Të ngjashme