Lajme
Ndalja e pagave për arsimtarët| Komentuesit e krahasojnë Kurtin me diktatorin famëkeq jugosllav
Demokracia
19:37 | 01 Shtator 2022

Share:

Mijëra mësimdhënës kosovarë, të mërkurën (31 gusht) u përballën për herë të parë pas luftës, me një ngjarje nga më të pakëndshmet.

Atyre për herë të parë nuk u dolën paratë e rrogës mujore në xhirollogaritë e tyre, ngase ka një javë që kanë nisur grevën me kërkesën që Qeveria t’ua ndajë nga 100 euro deri në nisjen e zbatimit të Ligjit të Pagave, shkruan Demokracia.com.

Mijëra mësimdhënësve të Kosovës, Albin Kurti ua shkeli një të drejtë themelore, atë të grevës.

Duke e shfrytëzuar një mos harmonizim të ligjeve, Qeveria e sindikatat po thirren në disa nene të ndryshme, ku secila po i jep të drejtë vetes.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Financave dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media një ditë para 1 shtatorit, ditës kur nxënësit e mësimdhënësit fillojnë vitin e ri shkollor.

Vendimi i Qeverisë së Albin Kurtit u kritikua shumë nga qytetarët, opozita dhe shoqëria civile.

Madje, qytetarët e mllefosur e komentuan shumë rëndë vendimin për ndalimin e pagave.

Në hapësirën e komenteve, ata e krahasuan veprimin e kryeministrit Albin Kurti edhe me veprimet e ish-diktatorit serb Sllobodan Millosheviq dhe largimin e mësimdhënësve shqiptarë nga puna në vitet e 90-ta. /Demokracia.com/

Të ngjashme