Lajme
Ndalja e pagave, Mushkolaj: Veprim skandaloz, shantazhues e jonjerëzor
Demokracia
21:41 | 03 Shtator 2022

Share:

Analisti Imer Mushkolaj ka rikujtuar faktin që Qeveria ua ka bllokuar pagat mijëra punëtorëve të sektorit publik.

Mushkolaj në një postim në rrjetin social “Facebook”,  një veprim të tillë e ka quajtur skandaloz, shantazhues e jonjerëzor.

“Mijëra punëtorëve të sektorit publik qeveria ua ka blloku pagat, si hakmarrje ndaj atyre që kanë marrë pjesë në greva. Një veprim skandaloz, shantazhues e jonjerëzor”,  ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Mushkolajt, pa ndërhyrje:

Mijëra punëtorëve të sektorit publik qeveria ua ka blloku pagat, si hakmarrje ndaj atyre që kanë marrë pjesë në greva. Një veprim skandaloz, shantazhues e jonjerëzor. Çfarë do të ndodhte po që se gjithë administrata, mjekë e zyrtarë të tjerë publikë bojkotojnë punën dhe nuk ofrojnë shërbime? Paranoja e qeverisë duhet të marrë fund sa më parë. Bashkë me të edhe arroganca e pushtetit.

Të ngjashme