Lajme
Ndalet rryma në lagjen Mati-1, një burrë dhe një fëmijë mbesin të bllokuar në lift
Demokracia
13:19 | 23 Gusht 2022

Share:

Një burrë dhe një fëmijë kanë mbetur të bllokuar në liftin e ndërtesës, si pasojë e ndërprerjes së rrymës në rrugën “Agush Isufi”, në lagjen Mati-1 në Prishtinë.

Demokracia.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve.

Ekipet e zjarrfikëseve në këto momente janë duke bërë përpjekje për nxjerrjen e të bllokuarve nga lifti.

Ditëve të fundit shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar në lifte për shkak të reduktimeve të rrymës. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme