Lajme
Ndalët për kontroll një veturë në Drenas, Policia sekuestron armë zjarri, thikë, fishekë dhe substanca narkotike
Demokracia
14:53 | 07 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një veturë është ndalë për kontroll në Drenas.

Në njoftimi thuhet se gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë zjarri, një thikë, 46 fishekë si dhe substanca narkotike.

Sipas Policisë tre të dyshuarit që ishin në veturë janë shoqëruar për në stacion policor.

“Tre personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është hap rast për veprat, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armës, si dhe posedim i pa autorizuar i substancave psikotrope, apo analoge”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohet një armë zjarri,një thikë, 46 fishekë dhe substanca narkotike nga policia e Drenasit

Sot rreth orës 02:00, nga zyrtarë të stacionin policor të Drensit, për një kontrollë është ndaluar një automjet në të cilën ishin tre persona.

Pas verifikimit të personave dhe kontrollit të tyre dhe automjetit, zyrtarët policorë kanë gjet dhe sekuestruar:

-një armë të ftohtë (thikë),

-46 fishekë dhe

-një sasi të substancës narkotike.

Po ashtu nga policia është bërë edhe kontrolli i banesës së njërit prej personave të dyshuar, ku është gjetë dhe sekuestruar -një armë zjarri e tipit TT.

Tre personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është hap rast për veprat, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armës, si dhe posedim i pa autorizuar i substancave psikotrope, apo analoge.

Të ngjashme