ShowBiz
Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar
Demokracia
13:42 | 20 Prill 2023

Share:

Këngëtari Evans Rama është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare. Evans Rama humbi jetën pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Ai do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Evans Rama ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme kombëtare e në disa festivaleve kombëtare. Ai e ka filluar veprimtarinë si këngëtar që në fëmijëri, por u bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në vitin 2005, në “Top Fest 2” me këngën “Cast Dobesie (Është Vone)”. Evansi lindi në Tiranë më 17 shkurt 1973.

Festivalet ku ka marrë pjesë

Në Shtator 2006, pjesëmarrës në Mikrofoni i Artë 2006 me këngën “Dashuria Nuk Është Ëndërr”.

Në Nëntor 2006,në Kënga Magjike 2006 me këngën “U Ktheva”.

Në Dhjetor 2006,në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Nata E Fundit”.

Në Shtator 2007, në Mikrofoni i Artë 2007 me këngën “Dua Te Ndryshoj”.

Në Dhjetor 2007, në Festivali i 46-të në RTSH me këngën “Drita E Hënës”.

Në Dhjetor 2010, Festivali i 49-të në RTSH me këngën “Sonte”.

Në Qershor 2011, në Top Fest 8 me këngën “Ndoshta Kemi Për Te Thënë”.

Në Dhjetor 2011, në Festivali i 50-të në RTSH me këngën “Ti Nuk Mundesh”.

Në Dhjetor 2015, në Festivali i 54-të në RTSH me këngën “Flakë”.

Në Dhjetor 2017, në Festivali i 56-të në RTSH me këngën “Gjurmët”

Të ngjashme