Lajme
Ndahet nga jeta ish-rektori dhe profesori Zenel Kelmendi
Demokracia
15:21 | 09 Gusht 2023

Share:

Është ndarë nga jeta ish-rektori dhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Zenel Kelmendi, në moshën 86 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë, dashamirët që sot ndërroi jetë më i dashuri ynë prof. Zenel Kelmendi. Varrimi i të ndjerit bëhet sot më datë 09.08.2023 në ora 18:00 në Prishtine te varrezat në Arberi”, thuhet në njoftim.

“Do të na mungojnë përjetësisht dashuria, sinqeriteti dhe këshillat e tij. Përherë do të mbetesh në zemrat dhe kujtimet tona! Lamtumirë shok!”.

Ai ishte rektor i Universitetit të Prishtinës, nga viti 1997 deri në pensionimin e tij në vitin 2007.

Të ngjashme