Sport
Ndahet nga jeta ish-lojtari i Barcelonës dhe babai i futbollistit aktual të katalunasve
Demokracia
11:21 | 09 Shkurt 2023

Share:

Ish-futbollisti i Barcelonës, Marcos Alonso Pena ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Lajmin e ka konfimuar klubi katalunas përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Pena njëherit është edhe babai i futbollistit aktual të Barcelonës, mbrojtësit Marcos Alonso.

“FC Barcelona dëshiron të shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit të Barçës dhe babait të një lojtari të ekipit të parë Marcos Alonso Peña. Të gjitha forcat tona për Marcos Alonso dhe gjithë familjen e tij. U prefsh ne paqe”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.


Alonso Pena e filloi karrierën e tij me Racing Santander në fund të viteve 70 përpara se të transferohej te Atletico Madrid. Më pas ai iu bashkua Barcelons, ku luajti 124 ndeshje dhe shënoi 28 gola gjatë pesë viteve.

Anësori spanjoll më pas u kthye te Atletico dhe Santander përpara se të tërhiqej në 1991. I ndjeri Alonso gjithashtu bëri 22 paraqitje për Spanjën në nivel ndërkombëtar, duke shënuar një herë.

Ai vazhdoi të kishte një karrierë si trajner pasi kishte varur këpucët./Demokracia.com/

Të ngjashme