Chiara Ferragni dhe Fedez mund të jenë ndarë, sipas mediave italiane. Fedez supozohet të ketë lënë shtëpinë ku jetonte së bashku me familjen të dielën dhe kjo është konfirmuar nga Corriere dhe Dagospia.
Sipas zërave, ndarja erdhi si pasojë e problemeve që nisën mes këngëtarit dhe influencueses.
Ndërkohë, Chiara ka publikuar disa postime në Instastory, duke dhënë ca detaje të vogla për një ndryshim të madh. Ajo publikoi një thënie nga një libër, në të cilin shkruhej: “Në jetë, fitorja dhe humbja do të ndodhin. E papranueshme është që të ndalosh”.
Më pas, publikoi edhe një thënie tjetër: “Fuqia nuk është atje jashtë; është brenda teje”.
Ferragni dhe Fedez janë martuar para 5 vitesh. Ata u njohën në vitin 2016 dhe më kurorëzuan dashurinë më 1 shtator në 2018 në Siçili, në një ceremoni me familjarë dhe miq. Reperi dhe influencuesja janë prindër të Leone dhe Vittoria Lucia.