Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 50 mijë euro që t’i dalë në mbështetje shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së 81-të që po zhvillohet në Qeverinë e Kosovës.
Kurti tha se ndarja e mjeteve është me qëllimin e përkrahjes së kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar në Serbi.