Lajme
Ndahen 4.2 milionë euro për blerjen e barnave esenciale
Demokracia
11:10 | 26 Tetor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4.2 milionë euro, për blerjen e barnave esenciale me kërkesë të SHSKUK-së.

Me shumicë votash është miratuar kërkesa e SHSKUK-së për ndarjen e mjeteve buxhetore.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se ndarja e mjeteve ka të bëjë për sigurimin e barnave esenciale deri në fund të vitit.

“Bëhet fjalë për kërkesën e SHSKUK-së për ndarjen e mjeteve shtesë për sigurimin e barnave esenciale deri në fund të vitit dhe mjetet e ndara sipas kësaj kërkese merren nga nën programi i kontigjencave të Ministrisë së Financave”.

Të ngjashme