Lajme
Navalny zhvendoset në një burg të veçantë, qindra kilometra larg Moskës
Demokracia
16:06 | 28 Shkurt 2021

Share:

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny ka mbërritur në një koloni penale në lindje të Moskës për të vuajtur dënimin me burg, tha të dielën agjencia ruse e lajmeve RIA duke cituar një komision publik që mbron të drejtat e të burgosurve rusë.

Navalny, i cili u dënua me më shumë se dy vjet e gjysmë burg për shkelje të lirimit me kusht e që vetë ai këto pretendime i quajti shpifje, u transferua në një koloni në rajonin Vladimir, u citua të thoshte nga RIA Alexei Melnikov, sekretari i Komisionit të Monitorimit Publik të Moskës, shkruan Reuters, transmeton Demokracia.com.

Komisioni punon ngushtë me autoritetet e burgut rus dhe ka qasje te personat në paraburgim.

Navalny do të vihet në karantinë përpara se të bashkohet me të burgosurit e tjerë në koloni, tha Melnikov, sipas RIA.

Aleati i Navalny Leonid Volkov shkroi në mediat sociale më herët të dielën se familja dhe avokatët e Navalny nuk ishin informuar zyrtarisht për vendndodhjen e tij që nga e enjtja kur mësuan se ai ishte zhvendosur nga një burg i Moskës.

Navalny do të shërbejë mandatin e tij në koloninë penale numër 2 në qytetin Pokrov në rajonin Vladimir, 100 km (60 milje) në lindje të Moskës, njoftoi të dielën agjencia e lajmeve TASS, duke cituar mediat lokale dhe një burim të paemëruar./Demokracia.com/

Të ngjashme