Lajme
Navalny lajmërohet nga burgu: Putini i çmendur ka nisur një luftë të marrë
Demokracia
13:31 | 24 Maj 2022

Share:

Lideri opozitar i burgosur rus, Alexei Navalny, ka dënuar presidentin rus, Vladimir Putin, në një seancë dëgjimore, duke e quajtur atë të “çmendur” që ka filluar një “luftë të marrë” në Ukrainë, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

“Kjo është një luftë e marrë të cilën e ka filluar Putini juaj”, tha Navalny në seancën gjyqësore në Moskë nëpërmjet një video-lidhjeje.

“Kjo luftë është ndërtuar mbi gënjeshtra. Një i çmendur i ka dërguar kthetrat e tij në Ukrainë dhe unë nuk di se çka dëshiron të bëj ky hajdut i çmendur”, tha Navalny për Putinin.

Navalny ishte dënuar me 9 vite burgim nga një gjykatë për vjedhje dhe sulm ndaj gjykatës.

Kremlini ka zhvlerësuar në vazhdimësi akuzat e Navalnyt për Putinin, duke thënë se ai ka fituar një numër zgjedhjesh të drejta në Rusi që nga viti 2000 dhe që Putin mbetet politikani më i popullarizuar i vendit.

Të ngjashme