Aleanca ushtarake e NATO-s i ka bërë thirrje Kosovës që të qetësojë situatën në veri të vendit, një ditë pas tensioneve që u krijuan atje.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një postimi në Twitter tha se të gjitha palët duhet t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut, derisa theksoi se KFOR-i mbetet vigjilent në këtë rajon.
“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, ka shkruar Lungescu.
We urge the Institutions in #Kosovo to de-escalate immediately & call on all parties to resolve the situation through dialogue. @NATO_KFOR remains vigilant & will ensure a safe & secure environment.
— Farah Dakhlallah (@NATOpress) May 27, 2023
Ndryshe, kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë arritur të futen dje në zyrat e tyre me asistim të Policisë. Grupe të banorëve vendas në këto komuna të banuara me shumicë serbe kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë dhe dogjën disa makina.