Lajme
‘NATO ta trajtojë situatën e rënduar në Ballkanin Perëndimor – presioni mbi Serbinë pro-ruse duhet të rritet’
Demokracia
08:50 | 03 Korrik 2024

Share:

Ish-Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, George Robertson, dhe ligjëruesi në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL), Andi Hoxhaj, në një artikull të përbashkët rreth rrjedhës së tensionuar në Ballkanin Perëndimor, kanë thënë se NATO duhet t’i shtojë përpjekjet për të parandaluar shpërthimin dhe ripërtëritjen e konfliktit në këtë rajon të ngjeshur nga tensionet.

Në një artikull për prestigjozen britanike “The Economist” rreth rikthimit potencial të spirales së dhunës, ata kanë theksuar se për të shmangur një tjetër konflikt në kontinentin evropian, përveç mbështetjes për Ukrainën, udhëheqësit e aleancës duhet të trajtojnë situatën e rënduar të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, derisa NATO përgatitet për ditëlindjen e 75-të.

“Ballkani Perëndimor ka parë një rritje të përleshjeve të dhunshme etnike që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë dhe aktualisht kërcënon të bëhet pika e ardhshme e ndezjes në botë, një çerek shekulli pas konfliktit të fundit në Kosovë… Rusia ka ofruar mbështetje financiare për partitë politike në rajon, duke nxitur ndarjet etnike dhe duke përhapur dezinformata”.

Të ngjashme