NATO është përpara një transformimi rrënjësor që do të pasqyrojë pasojat afatgjata të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.
Në një intervistë me “The Sunday Telegraph”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO po planifikon një prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj në përpjekje për të luftuar agresionin e ardhshëm rus, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.
Stoltenberg thotë se aleanca është “në mes të një transformimi shumë themelor” që do të pasqyrojë “pasojat afatgjata” të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.
Ai tha më tej se fokusi i tij është të sigurojë që aleatët e tjerë të NATO-s të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2 për qind shpenzime si pjesë e PBB-së së tyre.
Kujtojmë se gjatë samitit të NATO-s të mbajtur tre ditë më parë në Bruksel aleatët u treguan të gatshëm të bëjnë më shumë për të siguruar më shumë pajisje ushtarake për Ukrainë.
Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s po ofrojnë një gamë të gjerë armësh, duke përfshirë armët e kohës sovjetike dhe ato moderne./Demokracia.com/