Lajme
NATO e kthen Vilniusin në një “fortesë” për samitin e 11-12 korrikut
Demokracia
14:38 | 08 Korrik 2023

Share:

NATO e ka kthyer Vilniusin në një kështjellë të armatosur rëndë për të mbrojtur presidentin e SHBA-ve Joe Biden dhe liderët e tjerë të bllokut, të cilët takohen javën e ardhshme vetëm 20 milje nga kufiri me tela me gjemba me aleatin rus, Bjellorusinë.

Gjashtëmbëdhjetë anëtarë të NATO-s kanë dërguar rreth 1 mijë trupa për të mbrojtur samitin e 11-12 korrikut, i cili do të zhvillohet vetëm 151 kilometra larg Rusisë.

Shumë vende po dërgojnë gjithashtu sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore që u mungojnë vendeve baltike, raporton agjencia “Reuters”.

“Do të ishte më se e papërgjegjshme që qiejt tanë të jenë të pambrojtur ndërsa Biden dhe liderët e 40 vendeve mbërrijnë”, tha presidenti lituanez Gitanas Nauseda.

 

Të ngjashme