Lajme
NATO dhe ushtritë e Europës Lindore nën shënjestër – Hakerët rusë janë përpjekur të depërtojnë në rrjetet e tyre
Demokracia
10:48 | 31 Mars 2022

Share:

Hakerët rusë së fundmi janë përpjekur të depërtojnë në rrjetet e NATO-s dhe ushtrive të disa vendeve të Evropës Lindore, tha Grupi i Analizës së Kërcënimeve të Google në një raport të botuar.

Raporti nuk thoshte se cilët ushtarakë ishin shënjestruar në atë që Google e përshkroi si “fushatë kredenciale të phishing” të nisura nga një grup me bazë në Rusi i quajtur Coldriver, ose Callisto.

“Këto fushata u dërguan duke përdorur llogari të krijuara rishtazi në Gmail në llogaritë jo të Google, kështu që shkalla e suksesit të këtyre fushatave është e panjohur”, thuhet në raport.

Rusia, e cila tani është nën sanksione të rënda ekonomike perëndimore pas vendimit të saj për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, rregullisht mohon akuzat për sulme kibernetike ndaj objektivave perëndimore.

Në vitin 2019, firma finlandeze e sigurisë kibernetike F-Secure Labs e përshkroi Callisto si një aktor kërcënimi të paidentifikuar dhe të avancuar “të interesuar në mbledhjen e inteligjencës në lidhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë” në Europë.

Përpjekja e parë për të hakuar NATO-n

Grupi synoi gjithashtu një Qendër të Përsosmërisë së NATO-s, thuhet në raportin e Google, pa dhënë detaje.

Në një deklaratë, qendra nuk iu drejtua drejtpërdrejt raportit të Google, por tha: “Ne shohim aktivitete keqdashëse kibernetike në baza ditore”, shkruan Scan.

Sipas raportit, Calisto nisi fushata kredenciale të phishing në dy javët e fundit, duke synuar disa OJQ dhe institute kërkimore me bazë në SHBA, ushtrinë e një vendi ballkanik dhe një kontraktor të mbrojtjes me bazë në Ukrainë.

Megjithatë, për herë të parë, TAG ka vëzhguar fushatat e Callisto që synojnë ushtrinë e shumë vendeve të Evropës Lindore, si dhe një Qendër të Përsosmërisë së NATO-s.

Shkalla e suksesit të këtyre fushatave nuk dihet, tregoi raporti, pasi ato u ekzekutuan duke përdorur llogari të sapokrijuara Gmail të dërguara në llogaritë jo të Google.

Google shtoi se nuk kishte vërejtur asnjë llogari Gmail të komprometuar me sukses gjatë këtyre fushatave.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024