Lajme
NATO bën thirrje për përparim urgjent drejt marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Demokracia
16:24 | 01 Mars 2023

Share:

Zëvendës-sekretari i NATO-s, Mircea Geoana, është shprehur mirënjohës për progresin e Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Geoana, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka mbështetur punën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, teksa ka thënë se bëjnë thirrje për progres të mëtejshëm, shkruan Demokracia.com.

“Angazhim i duhur i Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak. Mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën drejt normalizimit. Kërkojmë përparim urgjent të mëtejshëm”, ka deklaruar numri dy i NATO-s.

“#NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet misionit të KFOR-it”, përfundon Geoana. /Demokracia.com/

Të ngjashme