Sport
“Natë e pabesueshme”, Daku reagon pasi ndihmoi Osijekun me dy gola në fitore
Demokracia
13:13 | 20 Shtator 2021

Share:

Mirlind Daku ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e Osijekut në kuadër të xhiros së nëntë në elitën e futbollit kroat.

Sulmuesi nga Gjilani u inkuadrua nga stoli për të realizuar dy herë në fitoren 3-2 kundër Goricas, shkruan Demokracia.com.

Tek sot, Daku ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook duke u shprehur i lumtur.

”Natë e pabesueshme, ndjenja të pabesueshme. I lumtur me golat e parë për Osijek në Superligë. Zoti është i madh”, ka shkruar Daku.

Kujtojmë se Mirlind Daku u rikthye këtë verë te klubi kroat, ngase ishte i huazuar te Ballkani me të cilën theu rekordin e golave brenda një edicioni. /Demokracia.com

Të ngjashme