ShowBiz
Natalie Portman thotë se ky rol e bëri të kishte frikë nga vetja dhe të tjerët
Demokracia
12:37 | 22 Prill 2025

Share:

Natalie Portman ka folur për eksperiencën e saj në aktrim që në fëmijëri, duke theksuar se shpesh herë është ndjerë e seksualizuar që në moshë të re. Kryesisht, ajo iu referua eksperiencës në filmin “Leon: The professionist”, ku luan rolin e një vajze adoleshente, Matilda, e cila mendon se është dashuruar me personazhin kryesor, një vrasës me pagesë dhe përpiqet ta joshë këtë të fundit.

Natalie Portman thotë se ky rol e bëri të kishte frikë nga

Në një intervistë me Jenna Ortega për “Interview Magazine”, aktorja përshkroi se si kjo përvojë, të cilën ajo thotë se shumë të reja në të njëjtën industri e përjetojnë, e frikësoi shumë.

Portman, e cila bëri debutimin e saj të parë në kinematografi në moshën 13-vjeçare, shpjegoi se ndjente nevojën për të projektuar një imazh të një vajze serioze, të matuar dhe shumë inteligjente, më mënyrë që vëmendjen të mos e merrte trupi apo pamja e saj.

“Por kjo krijoi një ndarje në mënyrën se si unë jam: Unë jam spontane dhe e shkujdesur në jetën personale, por të gjithë mendojnë se jam tepër serioze dhe studioze.”

Ajo përshkroi si kjo eksperiencë ka ndikuar në formimin e personalitetit të saj: në privat është e komunikueshme dhe e sinqertë, por në publik është kujdesur të shfaqet e ftohtë dhe serioze për të mbrojtur privatësinë.

“Mësova se nëse thua se je person privat, njerëzit i respektojnë më shumë kufijtë e tu,” shpjegoi ai.

Ndërsa rritej, Portman vazhdoi të ndërtonte një karrierë me prodhime të mëdha, përpara se të tërhiqej shkurtimisht për të studiuar psikologji në Harvard. Në vitin 2010, ajo fitoi një Oscar për aktoren më të mirë për filmin “Black Swan”.

Pavarësisht suksesit, roli në filma si “Leon: The professional”, ndonëse ende preferohet nga publiku, ka ndikuar jo shumë mirë në formimin e aktores.

“Është një film që njerëzit ende e duan, por kur e shikoj sot, padyshim që ka elementë që të bëjnë të ndihesh jo rehat”.

Së fundmi, ajo pranoi se seksualizimi i hershëm e bëri të frikësohej nga sensualiteti i saj dhe ngriti barriera kundër ekspozimit në media.

Të ngjashme