Lajme
Nata e tretë: Kryetari i Leposaviqit vazhdon të jetojë “si në hotel” në objektin e komunës
Demokracia
09:40 | 01 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, vazhdon të jetë i bllokuar në objektin e komunës.

Tashmë janë bërë plotë 72 orë prej kur ai ishte futur në komunë, e më pas si pasojë e protestave nuk po mund të dalë.

Ai dje kishte thënë se po “jeton si në hotel”.

Ai ka thënë se kurrë më mirë s’ka qenë me shëndet.

“Kurrë më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë.” – theksoi ai për Albanian Post.

Tutje, ai ka thënë se po ha bukë sikurse në hotel.

“Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin… “Unë sonte muj me dalë, nesër muj me dalë, nuk e kam problem. Ta shohim situatën se si po zhvillohet jashtë e në Prishtinë e pastaj veprojmë.” – shtoi Hetemi.

Të ngjashme